Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka caktuar avokatin që do merret me ndjekjen ligjore të padisë penale ndaj Autoritetit të Dosjeve, padi e bërë dje.
Ai e njofton këtë nëpërmjet një shënimi në Facebook ku thekson se Genc Gjokutaj do e ndjekë çështjen në fjalë.
Meta shpreh bindjen se manipulimi e falsifikimi ndër më të rëndët i kryer nga Autoritetit të Dosjeve do diskretitohet. A thekson gjithashtu se falsifikatorët do përballen me forcën e ligjit.
“Një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ndërmorra sot hapin tjetër të radhës të caktimit të z.Genc Gjokutaj, avokat dhe ish-prokuror i njohur, për të ndjekur ligjërisht këtë çështje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, por edhe transparent para të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik. Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!” – shkruan Meta në Facebook.