Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja gjermane zotohet të mbështesë Ukrainën ‘pa marrë parasysh se çfarë mendojnë votuesit’ (Video)


Edhe nëse gjermanët dalin në rrugë për çmimet e energjisë, Berlini duhet të mbështesë Ukrainën duke ruajtur sanksionet ndaj Rusisë, tha ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në një konferencë në Pragë të mërkurën.

Ndërsa pjesa më e madhe e kabinetit gjerman ishte në një takim pune në Kështjellën Meseberg jashtë Berlinit, Baerbock ishte në Pragë për një konferencë të quajtur “’reziku i qartë dhe i tanishëm i demokracisë: Si reagojmë ne?’ organizuar nga OJQ Forum 2000.

“Nëse u jap premtimin njerëzve në Ukrainë – ‘Ne qëndrojmë me ju, për aq kohë sa ju keni nevojë për ne’ – atëherë unë dua ta përmbush. Pavarësisht se çfarë mendojnë votuesit e mi gjermanë, por unë dua t’i përmbahem premtimit ndaj popullit të Ukrainës.” – tha Baerbock në një moment.

“Duhet të jem e qartë se kjo do të vazhdojë për aq kohë sa Ukraina ka nevojë për ne.” – tha ajo, duke iu referuar embargos së BE-së kundër Rusisë.

“Jemi përballë dimrit, ku do sfidohemi si politikanë demokratë. Njerëzit do dalin në rrugë dhe do thonë “Ne nuk mund të paguajmë çmimet tona të energjisë”. Dhe unë do them ‘Po e di, kështu që ne ju ndihmojmë me masa sociale.’ Por nuk dua të them ‘Ok atëherë ne ndalojmë sanksionet kundër Rusisë’ Ne do të qëndrojmë me Ukrainën dhe kjo do të thotë se sanksionet do qëndrojnë edhe në dimër, edhe nëse bëhet vërtet e vështirë për politikanët.”

Në një opinion të botuar të mërkurën në Zeit Online, Baerbock argumentoi se nuk kishte ‘kthim mbrapa’ në botë përpara 24 shkurtit dhe se Gjermanisë dhe BE-ja do duhet të zhvillojnë një luftë të gjatë ekonomike, sanksionesh dhe propagandistike kundër Rusisë.

“Ne duhet të përballemi me të vërtetën. Kjo Rusi do mbetet një kërcënim për paqen dhe sigurinë në Evropë për të ardhmen e parashikueshme.” – shkroi ajo.

Baerbock akuzoi Moskën se kërcënon ‘paqen sociale’ të Evropës duke dërguar ‘ushtri me ‘trolle’ për të minuar zgjedhjet tona’ dhe duke përdorur ‘lojëra pushteti’ me qymyrin, gazin dhe naftën, duke paraqitur axhendën e gjatë mjedisore të të Gjelbërve si një çështje të sigurisë kombëtare.