Vendosni fjalën kyçe....

Pronarët e Teslës në Norvegji hyjnë në grevë urie, i kërkojnë ndihmë Elon Musk-ut


Një zëdhënës i grupit të pronarëve norvegjezë të Tesla-s i tha medias të enjten se greva e urisë që grupi organizoi kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen e prodhuesit të makinave Elon Musk, i vetmi që mund të zgjidhte listën e tyre të gjatë të ankesave.

“Ne nuk mendojmë se Elon do e lejonte këtë, nëse do të vihej në dijeni për çështjet tona. Ne mendojmë se është përgjegjësia jonë ta ndërgjegjësojmë atë dhe mendojmë se një grevë urie do të ishte efektive.” – tha Erlend Morch në një intervistë.

“Ne shpresojmë se ai do të kontaktojë në një mënyrë apo në një tjetër dhe ndoshta do të zgjidhë çështjet tona, sepse mendojmë se ai është i vetmi që mund ta bëjë këtë.” – shtoi Morch. “Elon Musk, ju lutemi na ndihmoni.”

Morch, 27 vjeç, foli për një grup pronarësh të Tesla-s që morën pjesë në një grevë urie të shtunën dhe të dielën. Sipas faqes së tyre të internetit, Norvegjia ka numrin më të madh të Teslave për frymë në botë, megjithatë shërbimi ndaj klientit të kompanisë nuk është në të njëjtin hap me problemet.

Një nga pronarët e çaktivizoi alarmin e makinës për shkak të problemeve që shfaqi. Një tjetër u desh të udhëtonte me makinë nga Berlini në Oslo me dritaret e tij të ulura, në dimër dhe si rezultat mori pneumoni.

Katër ankesat kryesore të listuara në faqen e internetit përfshijnë makinat që nuk ndizen në mot të ftohtë ose të nxehtë, dorezat e dyerve që nuk funksionojnë në mot të ftohtë dhe një ‘zhurmë të fortë kërcitjeje’ gjatë ngarjes.

Dritat, dyert, kondicionerët dhe kompjuterët në bord gjithashtu nuk funksionojnë siç duhet ndonjëherë, makinat kanë probleme me karikimin dhe modelet më të reja kanë probleme me ndryshkun dhe cilësinë e dobët të bojës.

Me gjithë këtë, pronarët norvegjezë të Tesla-s janë të përkushtuar ndaj makinave të tyre, dhe ndaj Musk, të cilin ata duket se e konsiderojnë më shumë se thjesht një CEO. Para se të fillonin grevën e urisë, ata rregulluan makinat e tyre në mënyrë që të formonin fjalën ndihmë në një parking në Oslo.

Mbetet e paqartë nëse Musk, i cili do të shkonte në Oslo për një konferencë energjetike të hënën, e kishte marrë parasysh këtë veprim. Të mërkurën, ai shkroi në Tëitter për ‘agjërimin periodik’ dhe ndjesinë e e mirë shëndetit si rezultat i tij.