Vendosni fjalën kyçe....

Rama fton Italinë, Turqinë, Greqinë e Hungarinë në nismën ‘Ballkani i Hapur’: Ju presim në Tiranë


Kryeministri Rama ka ftuar edhe Italinë, Turqinë, Greqinë e Hungarinë në nismën e Ballkanit të Hapur.

Ai e bëri deklaratën gjatë fjalës së tij në takimin e Ballkanit të Hapur në Beograd ku tha se shpreson që në samitin e Tiranës të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga këto vende.

“Ne ftuam edhe ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Italisë që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu por do të jenë sërish të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku në samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë vendet e rajonit tonë por t’i bashkëngjiten edhe vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria. Kur po diskutonim për Ballkani i Hapur, tha një koleg ministër i BE-së, pse nuk jemi të ftuar. I thashë do ta diskutoj me kolegët dhe do jemi të hapur. Për mua konfirmon se Ballkani është për Europën po kaq i rëndësishëm sa është  Europa për Ballkanin dhe jam i bindur se do të jetë kështu për të gjithë miqtë tanë.” – tha Rama.