Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në dyqanin me bombola gazi në Athinë (VIDEO)


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në Athinë. Sikurse raporton gazeta Protothema, rruga “Acharnon” e kryeqytetit i përngjau sot një peizazhi të një zone të bombarduar diku në Kabul apo Bagdad, pas shpërthimit të fuqishëm në një dyqan me bombola gazi, që ndodhej në katin e parë të një pallati.

Shpërthimi sipas medias greke ka ndodhur pak pas orës 16:00 në katin e parë të një pallati dhe ka sjellë plagosjen e rëndë të një punonjësi të biznesit.

Fatkeqësisht ai ka pësuar djegie të rënda nga shpërthimi dhe zjarri i shkaktuar dhe është dashur të transportohet me autoambulancë në spital.

Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit thotë se kanë vënë nën kontroll pjesën e përparme të zjarrit i cili ishte përhapur edhe në katet e sipërme të pallatit.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në vendngjarje thuhet se po operojnë 36 zjarrfikës me 13 automjete dhe një kamion me shkallë specialel.

Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga zyra hetimore e Brigadës së Zjarrfikësve.

Atyre iu desh të prisnin me gurë fleksibël derën kryesore të pallatit dhe të nxirrnin me sukses një person të bllokuar në banesën e tij nga flakët dhe retë e tymit. Nuk ka persona të tjerë të bllokuar apo me lëndime të tjera të lehta apo të rënda.

Gjithashtu, për shkak të zjarrit u ndërpre qarkullimi i mjeteve në rrugën Acharnon deri në rrugën Agios Meletiou, në të dy drejtimet.


Sipas protothema.gr, personi i plagosur ishte pronar i një biznesi aty pranë i cili ndodhej brenda në dyqan në momentin kur ndodhi shpërthimi.

“Patjetër që ka një person të lënduar sepse e kam parë tashmë kur ka dalë nga dyqani para se të vinte ambulanca. Ai ishte brenda dyqanit dhe duhet të jetë plagosur. Me siguri ka djegie. Ne kemi folur që kur kanë filluar shpërthimet, kemi humbur numërimin se sa janë dëgjuar, patjetër mbi njëzet. Zjarri shkoi deri jashtë. Të gjithë janë të tmerruar dhe ne jemi në rrugën tonë. Nuk kemi asnjë foto të dëmit sepse zjarrfikësit po përpiqen të frenojnë flakët sepse në pallatin sipër banojnë njerëz”- tregoi një dëshmitar.