Vendosni fjalën kyçe....

Sondazhi i institucionit shtetëror: Mbi 81% e rusëve besojnë tek Putini


Përqindja e besimit të qytetarëve rusë tek presidenti i tyre Vladimir Putin ishte 81.1% në fund të gushtit. Në këtë përfundim ka arritur një sondazh i realizuar nga një agjenci shtetërore ruse, Qendra e Kërkimit të Opinionit Publik të Gjithë Rusisë.

Sipas anketimit të kryer nga datat 22 deri më 28 gusht, 78.1% e të anketuarve e miratuan punën e presidentit.

Në kuadër të këtij sondazhi u morën në pyetje1600 qytetarë të moshës mbi 18 vjeç.

“Shkalla e miratimit të punës së presidentit rus nga 22 gushti deri më 28 gusht 2022 ishte 78.1% (-0.3% gjatë javës). Shifrat e vlerësimit pozitiv për Kryeministrin dhe qeverinë ruse gjatë javës së kaluar ranë në 51.8% (- përkatësisht 0.8 për qind dhe 50.8 për qind (-0.1 për qind).”– thuhet në raportin e cituar nga TASS.

Kur u pyetën për besimin e tyre te Vladimir Putin, 81.1% e rusëve të anketuar u përgjigjën pozitivisht (-0.1% gjatë javës), ndërsa Mikhail Mishustin u besua nga 62.5% e të anketuarve (kjo shifër mbeti e pandryshuar gjatë javës).

Të anketuarit shprehën besimin e tyre edhe tek krerët e fraksioneve të ndryshme parlamentare.

Kreu i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (CPRF) Genadi Zyuganov u besua nga 33.6% e të anketuarve, Sergey Mironov nga 31.7%, kreu i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) nga 17.5%, dhe kreu i partisë Alexey Nechaev nga 10.9% (+0.7%).

Sondazhi zbuloi gjithashtu se niveli i mbështetjes për partinë Rusia e Bashkuar ishte 40.2% (+0.3% gjatë javës).