Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Shkodër, vritet 54-vjeçari Ismet Çekorja. I biri në kërkim për atentatin e 25 gushtit


Një person është vrarë pasditen e sotme në Shkodër pasi është qëlluar me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si 54-vjeçari Ismet Çekorja.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras pranë ish-shkollës së veterinarisë.

Viktima është babai i Bajram Çekores, një nga të arrestuarit që akuzohen për atentatin ndaj Alban Bruçit më 25 gusht në Shkodër.

Pak ditë më parë ai u shfaq në media duke deklaruar se i biri nuk kishte asnjë lidhje me atentatin.

Atentati ndodhi më 25 gusht ku ndaj mjetit të 25-veçarit Bruçiriut u qëlluan mbi 19 plumba por ai ia doli të shpëtojë. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim 24-vjeçari Bajram Çekorja dhe 20-vjeçari Tonato Fusha.