Një qytet me 180 mijë banorë në shtetin amerikan të Mississipit po përballet me vështirësi për shkak të ujit të ndotur që u vjen në banesat e tyre prej më shumë se 1 muaji.
Mediet raportojnë se përmbytjet në një objekt të trajtimit të ujit fundjavën e kaluar, i kanë përkeqësuar problemet afatgjatë.
Njerëzve që jetojnë në qytetin Jackson u është thënë të bëjnë dush me gojë të mbyllur pasi furnizimet me ujë të pastër mbaruan.
Zyrtarët e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave do të zbresin të premten për të ndihmuar në zbutjen e krizës së gjatë të ujit në qytet.
Reshjet e tepërta fundjavën e kaluar rezultuan në dëmtime në një nga objektet e trajtimit të ujit të Jackson, gjë që i përkeqësoi më tej problemet.
I gjithë qyteti kishte marrë urdhra që nga 29 korriku për vlimin e ujit.
People living in the Mississippi city of Jackson, which has about 150,000 residents, have no safe drinking water.
Sky’s @Stone_SkyNews explains what has caused the crisis and witnesses thousands queuing in their cars to get clean water.
Eyewitness piece: https://t.co/jbCtHWi0jw pic.twitter.com/jo9rxITwiP
— Sky News (@SkyNews) September 2, 2022
Në vitin 2021, banorët e këtij qyteti jetuan nën një urdhër të ngjashëm për 225 nga 365 ditë. Presioni i ulët ka bërë që çezmat e shumicës së familjeve të thahen, por për ata që kanë ende furnizim me energji elektrike, zyrtarët e qytetit po këmbëngulin që ta ziejnë ujin e tyre për të paktën një minutë përpara përdorimit.
Urdhri thotë se mostrat e ujit të mbledhura më 28 korrik treguan “nivele të turbullirës nga 1 deri në 2.5 njësi” krahasuar me nivelet standarde prej 0.3. Kjo do të thotë se ka një “shans të rritur që uji të përmbajë organizma që shkaktojnë sëmundje”.
Si rezultat, banorët duhet të ziejnë ujin përpara se ta pinë, ta përdorin për gatim, larje dhëmbësh apo larje enësh. Madje urdhri thotë se njerëzit mund të “lajnë duart dhe të lahen si zakonisht – për sa kohë që uji nuk gëlltitet”. Po ashtu qytetarët këshillohen që të lajnë dhëmbët me ujë në shishe nëse është e mundur. Shkollat gjithashtu raportohen se janë detyruaar të mbyllen dhe të bëhen virtuale.