Në panairin e verës të mbajtur dje në Beograd në kuadër të “Open Balkan”, presidenti serb Aleksandar Vuçiç i injoroi përpjekjet e këshilltares së tij për ta ndaluar të pinte më shumë alkool, kur ajo e vuri re se ai e kishte tepruar me pijen.
Siç raportojnë mediet serbe, në panairin “Wine Vision of the Open Balkans” Vuçiç nuk e fshehu se sa shumë e do verën.
Shikuesit mundën të shikonin degusimin e verës nga Vuçiç për më shumë se një orë në televizione të caktuara dhe vetë presidenti serb u mburr se ai mund të “pijë shumë“.
“Mos u ndal, më kanë numëruar njerëzit, kam pirë më shumë se 100 gota, kjo nuk është gjë për mua, është tjetër punë, po vij prapë të shtunën.”- u mburr presidenti i Serbisë në një transmetim televiziv.
Pijani Vucic šikanirao svoju savetnicu, koja je pokušavala da mu otme čašu i da ga urazumi. Da pazi i da može napraviti skandal, pošto je bio vidno pijan..
Vučić je oteo nazad njegovu čašu, a njoj rekao da se skloni od njega, kada ga je uhvatila pod ruku da ne padne.. pic.twitter.com/N4woDKZTjq— Aleksandar R – Feljton.rs (@FeljtonRs) September 1, 2022
Në një moment sikurse vihet re në një video të bërë virale, këshilltarja për mediat Suzana Vasiljeviç tentoi t’ia merrte gotën, por ai e rrëmbeu dhe vazhdoi të pinte përsëri.
“Vetëm ta provoj”- tha Suzana Vasiljeviç e cila pasi piu një gllënjkë tentoi t’ia largonte gotën por Vuçiç këmbënguli dhe e mori përsëri.
“Jo, jo, jo… Ajo ka frikë se kam pirë shumë, kjo është e mirë.”- tha presidenti serb kur mori gotën e tij, gjë që Suzana Vasiljevic e vazhdoi me komentin se “nuk ka frikë, por se e pret kryeministri shqiptar”. Madje Vuçiç në një moment u ankua se homologu i tij shqiptar s’ka konsumuar verë.
Sin mu se nešto ulenjio, ali ume da služi.
E da…Barbresko vino je 250 evra buteljka, miSim ono ko voli.
Svi volimo…mada ovde ima jakih elemenata za tužbu trgovine uticajem.PS
Advokati sa lajne to bolje znaju. pic.twitter.com/he4PtTBDUB— FERMAN💎 (@Fermantwiit) September 1, 2022