Vendosni fjalën kyçe....

Alarm në Mississipi, punonjësi i aeroportit rrëmben avionin dhe kërcënon ta përplasë në një qendër tregtare (VIDEO)


Policia amerikane ka ngritur alarmin se piloti i një avioni të vogël që ka qenë duke fluturuar mbi Tupelo në Misisipi ka kërcënuar se do të përplaset me një dyqan të Walmart.

Siç raporton “Fox News”, autoritetet thanë se kanë evakuuar stafin dhe klientët që ndodheshin në dyqanin e Ëalmart dhe në një restorant dhe stacion benzine të vendosura pranë qendrës tregtare.

Autoritetet kanë konfirmuar se avioni, i cili besohet se është vjedhur, është një model i vitit 1987 Beech C90A me shumë motorë.

Departamenti i policisë tha se ata janë në kontakt me pilotin, i cili thuhet se është një punonjës i Aeroportit Rajonal Tupelo.

Rrugët në Tupelon perëndimore dhe afër aeroportit janë rihapur dhe piloti u raportua për herë të fundit se po fluturonte pranë një zone rurale në verilindje të Tupelo.

Guvernatori Tate Reeves shkroi në Twitter për të përhapur paralajmërimin e departamentit të policisë dhe tha: “Zbatimi i ligjit të shtetit dhe menaxherët e urgjencës po ndjekin nga afër këtë situatë të rrezikshme”.

“Të gjithë qytetarët duhet të jenë në gatishmëri dhe të ndërgjegjshëm për përditësimet nga Departamenti i Policisë Tupelo.”– shtoi ai.

Mbetet e paqartë se çfarë fshihet pas motivit të pilotit.