Greqia ka reaguar pas deklaratave të sotme të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut duke thënë se Ankaraja është e gatshme të bëjë gjithçka kur të vijë koha.
Ministria e Jashtme e Greqisë në një reagim tha këto deklarata të Erdoganit janë provokime dhe theksoi se “kërcënimet e Turqisë janë përtej çdo kufiri”.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në zbritjen e përditshme të egër dhe përtej çdo kufiri të deklaratave dhe kërcënimeve.
Ne do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme.
Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin”.