Vendosni fjalën kyçe....

Dështon përpjekja e dytë e NASA-s për dërgimin e raketës në Hënë


Agjencisë amerikane të hapësirës i është dashur të shtyjë nisjen e raketës së re të misionit “Artemis I” për herë të dytë brenda një jave.

BBC shkruan se kontrollorët nuk ishin në gjendje të ndalonin një rrjedhje hidrogjeni në mjet, pothuajse që nga fillimi i procedurës së numërimit të së shtunës.

NASA tani ka një mundësi tjetër për të nisur raketën të hënën ose të martën.

Sistemi i Nisjes Hapësinore është raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë nga NASA, dhe pjesa më e madhe e shtytjes së madhe vjen nga djegia e pothuajse tre milionë litrave hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm super të ftohtë në katër motorë të mëdhenj në pjesën e poshtme të mjetit.

Por kur kontrollorët dërguan komandën herët në mëngjes për të mbushur rezervuarin e hidrogjenit të raketës, një alarm ra, duke treguar se kishte një rrjedhje.

Problemi u gjurmua në lidhjen ku hidrogjeni pompohej në mjet.

Kontrollorët provuan një sërë rregullimesh, por pa sukses.

Është e mundur që NASA mund të provojë sërish në ditët në vijim. Por nëse raketa duhet të kthehet përsëri në ndërtesën inxhinierike për punë të mëtejshme, kjo do të sjellë disa javë vonesë.