Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënim për Greqinë? Erdogan: Mos e harroni historinë, do bëjmë gjithçka kur të vijë koha


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka folur për çështjen me Greqinë gjatë një ceremonia duke bërë një kërcënim të hapur ndaj Athinës.

Erdogan mori pjesë në ceremoninë hapëse të “TEKNOFEST 2022” në aeroportin Samsun Çarşamba, që përbën një manifestim të inovacionit turk në fushën e pajisjeve të reja ushtarake.

“Turqia është aktualisht në vendin e dytë për nga rritja. Kur thonë ‘turq të çmendur’, ata e dinë se turqit e çmendur vazhdojnë rrugën e tyre me zhvillime.”- tha ai sipas medieve turke.

Më pas Erdogan sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut duke thënë se Ankaraja është e gatshme të bëjë gjithçka kur të vijë koha.

“Oh, shikoni historinë greke. Nëse shkon shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë. Mos harroni Izmirin. Pushtimi i ishujve, kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Mund të vijmë papritur një natë. Sigurohuni që diku të presin ata që bllokuan përparimin e vendit tonë duke vënë pengesa nën rrota dje. Ne nuk do t’i lejojmë ata.”– shtoi Erdogan.