Aktorja e Hollivudit Jane Fonda ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer dhe po bën kimioterapi.
Në një postim për 1.9 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”, aktorja 84-vjeçare tha se ka limfomën jo-Hodgkin.
Fonda e përshkroi atë si “një kancer shumë të trajtueshëm… kështu që ndihem shumë me fat”.
Ikona e Hollivudit përdori postimin e saj për të theksuar gjendjen e kujdesit shëndetësor në SHBA dhe tha se do të vazhdojë me aktivizmin e saj për klimën.
Ajo shkroi se ndihej me fat sepse ka sigurim shëndetësor dhe akses te mjekët dhe trajtimet më të mira.
“E kuptoj, dhe është e dhimbshme, që jam e privilegjuar në këtë. Pothuajse çdo familje në Amerikë është dashur të përballet me kancerin në një kohë ose në një tjetër dhe shumë nuk kanë akses në kujdesin shëndetësor cilësor që unë marr dhe kjo nuk është e drejtë.”- shkroi ajo.
Limfoma jo-Hodgkin është një kancer më pak i zakonshëm që zhvillohet në sistemin limfatik – rrjeti i gjerë i enëve dhe gjëndrave në trup.
Fonda shkroi se ajo do t’i nënshtrohet gjashtë muajsh kimioterapie, por nuk do të lejojë që kjo të ndërhyjë në aktivizmin e saj për klimën.
View this post on Instagram