Pak ditë pas arrestimit të punonjësve të restorantit që shpërndanin kokainë për klientët në Mykonos, autoritetet greke kanë zbërthyer një rrjet që trafikonte lloje të ndryshme lëndësh narkotike në ishull.
Gjatë operacionit policor u arrestuan tre shqiptarë të moshës 25, 27 dhe 32 vjeç, banues të përhershëm të ishullit.
“Të arrestuarit trafikonin kokainë, kanabis dhe metamfetaminë kristal në të gjithë ishullin. Ata kishin drogë në hotele, qendra argëtimi, madje edhe në plazhe, ndërkohë që kishin drogë për të gjitha llojet e njerëzve. KIishin kokainë nga 70 deri në 150 euro për gram, metamfetamin kristal deri në 80 euro për gram, ndërsa kanabisi i papërpunuar kushtonte deri në 20 euro.”- raportojnë burime nga ELAS për mediet greke.
Sa i përket rolit të secilit prej të arrestuarve, 27-vjeçari, i cili ishte drejtuesi i grupit, ishte ngarkuar me gjetjen dhe furnizimin e sasive të drogës, por edhe klientëve të rinj, si dhe menaxhimin financiar. Në të njëjtën kohë, 25-vjeçari dhe 32-vjeçari ruanin dhe trafikonin drogën, ndërsa përdornin motoçikleta për t’i shërbyer direkt klientëve. 25-vjeçari punonte si korrier, ndërkohë që transportonte drogën.
Si vend magazinimi për drogën përdoreshin tuba, ulluqe, thasë ushqimi ose i groposnin në tokë.