Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria ka orientim Perëndimin por nuk ka hapur asnjë kapitull”-Rama debaton me gazetaren serbe: Ju keni miq në Lindje dhe Lindjen e Largët


Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me gazetaren e Euronews Serbia mbi “orientimin” drejt bashkësisë ndërkombëtare të Shqipërisë dhe Serbisë.

Rama polemizoi me gazetaren teksa u pyet për rrugën europiane të Shqipërisë e cila i tha se paçka se orientimi i Tiranës zyrtare është vetëm Perëndimi nuk ka hapur asnjë kapitur për integrimin në BE.

Pas kësaj Rama i kujtoi se orientimi nuk ka të bëjë me pozicionin por me ndjenjën duke theksuar se Serbia ka miq edhe në Lindje.

Pjesë nga intervista:

“[…] Sa i përket shqiptarëve, ata janë shumë të ndryshëm nga serbët, sa i përket marrëdhënieve me Evropën. Ne jemi të orientuar pro-perëndimor. Për shkak të historisë sonë, ne ishim plotësisht të izoluar në bllokun sovjetik, një shoqëri thjesht staliniste deri në vitin 1990. Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës. Ne morëm më të keqen nga Rusia, dhe më të dhimbshmen nga Kina – Stalinizmin dhe Revolucionin Kulturor”, është shprehur kryeministri.

Po, por ndoshta për këtë ju jeni në një pozitë më të mirë se Serbia, por përsëri nuk keni hapur asnjë kapitull?

– Nuk ka të bëjë me pozicionin, ka të bëjë me ndjenjën. Asnjëra nuk ka ndikuar në historinë tonë, kështu që ne kemi një zgjedhje. Për ne ka vetëm një zgjedhje, ajo është Perëndimi. Për ju ka Lindje, Perëndim, Lindje të Largët… Ju jeni në një pozicion tjetër.

Ne kemi miq në Lindje dhe në Perëndim, por politika jonë është BE.

– Unë di gjithçka, por ne po flasim për njerëzit dhe e di që është më e vështirë të flasim për BE-në këtu, sepse Putini është një hero këtu. Në Shqipëri, më pak se një për qind e njerëzve pajtohen me Putinin, ky është një ndryshim i madh.