Katër fëmijë kanë mbetur të vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi po luanin në shkollë me një granatë të pashpërthyer.
Siç shkruan ABC, incidenti ndodhi në provincën Helmand kur fëmijët zbuluan një predhë të pashpërthyer dhe e sollën brenda shkollës së tyre fetare dhe filluan të luanin me të.
Fëmijët ishin të moshës 7 deri në 14 vjeç.
Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët, të cilët shpesh mbledhin hekurishte për t’i shitur për të mbajtur familjet e tyre. Shumë prej tyre vriten ose gjymtohen kur hasin në mjete të pashpërthyera.
Tre nga fëmijët në shpërthimin e së shtunës ndërruan jetë në vendngjarje ndërsa një vajzë vdiq më vonë në spitali në Lashkar Gah, kryeqyteti i provincës. Kjo u zbulua nga një mjek, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk u lejua të drejtohej në media.