Vendosni fjalën kyçe....

U kapën duke kultivuar kanabis pranë gjykatës britanike, 4 shtetas shqiptarë arrestohen brenda plantacionit me vlerë 1.6 mln paund


Një grup kriminal është goditur nga policia britanike ku mes tyre 4 shqiptarë kanë përfunduar në gjykatë. Grupi kishte ndërtuar një plantacion kanabisi me vlerë prej 1.6 milion £ në një ndërtesë pak metra larg Gjykatës së Kurorës Carlisle.

Kultivimi i kanabisit  i kompletuar me sisteme profesionale ndriçimi dhe ujitjeje që mundësohej nga sistemi i një ish-klub nate duke sjellë humbje nga energjia elektrike e vjedhur me vlerë 11,000 £ në ditë.

Katër shqiptarët që drejtonin ‘fermën’ u dërguan të gjithë para gjykatës së kurorës pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Në prangat e policisë ranë 29-vjeçari Nikolin Progni, 42-vjeçari Klaudio Lekndreaj, 28-vjeçari Klaurent Lena dhe i pandehuri më i ri, 22-vjeçari Andrea Vukaj.

Prokurori Gerard Rogerson përshkroi se si më 6 korrik të këtij viti policia bastisi ish-klubin e natës Soul in the City, i cili hapet në St Paul’s Lane, në pjesën e pasme të gjykatës së kurorës dhe një shëtitore eë shkurtër nga Rruga Lonsdale.

Brenda ndërtesës ata gjetën një fermë të madhe kanabisi prej 778 bimësh, me një vlerë të mundshme tregu prej 1.66 milion £.

Ferma ruhej nga një sistem monitorimi CCTV të vendosur në të gjithë ambientin, brenda dhe jashtë”, tha ai.

Policët hynë në ndërtesë dhe gjetën një numër dhomash në errësirë dhe disa dhoma të ngritura për prodhimin aktiv të kanabisit.”

Të pandehurit ishin pajisur me dhoma banimi, që përfshinin shtretër, një tavolinë dhe garderobë; dhe një kuzhinë, ku një tigan me makarona po vlonte ndërsa policia hyri në ndërtesë.

Zona e ndenjes ishte e pajisur mirë, me dollapë dhe një frigorifer dhe ushqim. Kishte gjithashtu një banjë të veçantë; zona ishte shumë e pastër; dhe kishte një dhomë lavanderi, me një lavatriçe në mes të ciklit.

Muret e dhomës ku kultivohej lënda narktoike ishin veshur me çarçafë të bardhë të rëndë, për të reflektuar dritën nga 277 sisteme ndriçimi me fuqi të lartë.

Kishte gjithashtu filtra karboni dhe një furnizim të bollshëm të lëndëve ushqyese në rritje. Pjesë të tjera të ndërtesës iu dedikuan pajisjeve të paketimit.

Furnizimi me energji elektrike në qendrën e qytetit Carlisle ishte përgjuar; dhe [një detektiv] thotë se kostoja ditore e energjisë elektrike për sigurimin e dritës vetëm për 62 prej centraleve do të kishte qenë 927 £.