Diego Haxhiraj është identifikuar si autori i dyshuar i atentatit ndaj 2 policëve në Vlorë, i shpallur në kërkim.
Haxhiraj është një emër i njohur për policinë.
Në vitin 2013, Hanaj, i cili është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike, gjatë operacionit “Skela”. Ai mban edhe 2 identitete të tjera, Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj.
Ndërkohë më 5 janar, Diego Haxhiraj është qëlluar me armë zjarri, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë.
Në dëshminë para efektivëve të policisë, 37-vjeçari është shprehur se nuk kishte konflikte me asnjë person.
Diego Haxhiraj dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës së efektivëve në lagjen “Pavarësia” në Vlorë mbrëmjen e së premtes së 2 shtatorit 2022, pasi mendoi se mund të ishte një atentat ndaj tij parakalimi i mjetit pa targa dhe me xhama të zinj të efektivëve të policisë.
Autor i ngjarjes lëvizte me një mjet “Volksëagen” në momentin që qëlloi me armë në drejtim të mjetit “Audi” ku ndodheshin efektivët.
Efektivët Anxhelo Breshani dhe Narko Mehmetaj po ktheheshin nga palestra, në momentin kur janë sulmuar me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, efektivët nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.