Sipas marrëveshjes historike të eksportit të grurit të arritur në Stamboll, 12 anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
Në deklaratën e publikuar ministria nuk bëri të ditur as pikën e nisjes dhe as destinacionin e saj.
Dërgesa e grurit nga portet e Ukrainës vazhdon nën kontrollin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, tha ministria.
Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll më 22 korrik për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas luftës Rusi-Ukrainë që filloi në shkurt.
Një qendër e përbashkët bashkërendimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është ngritur në Stamboll për të mbikëqyrur dërgesat.
Që kur anija e parë lundroi sipas marrëveshjes më 1 gusht, më shumë se 80 anije kanë transportuar mbi 1.6 milionë tonë produkte bujqësore nga Ukraina.