Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Kodrës së Priftit dalin sërish në protestë, kundër ndryshimit të projektit të Unazës


Banorët e zonës të Kodrës së Priftit në Tiranë i janë rikthyer protestave kundër shembjes së shtëpive që preken nga ndërtimi i Unazës Veriore.

Ata denoncojnë paligjshmërinë e projektit dhe devijimin e tij, ndërsa kërkojnë të merren vendime transparente dhe jo në dëm të qytetarëve.

Kërkesat e banorëve që preken nga devijimi i projektit në Kodrën e Priftit, janë që të merren vendime transparente dhe jo në dëm të qytetarëve që jetojnë në këtë zonë prej vitesh.

Duke iu referuar projektit fillestar të vitit 1989, banorët e kanë lënë bosh hapësirën ku kalonte gjurma e tij sipas të cilës shembeshin vetëm 7 objekte, por ndër vite projekti është devijuar vazhdimisht duke rrezikuar 40 shtëpi, që prej më shumë se 20 vitesh janë ndërtuar në këtë zonë.

Pjesa më e madhe e tyre janë ende në proces legalizimi.