Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ngatërroi sasinë e kafeinës teksa e peshonte dhe e piu, ndërron jetë trajneri i palestrës në Angli


Një burrë humbi jetën nga gëlltitja e një sasie të madhe të pluhurit të kafeinës. Tom Mansfield, 29 vjeç, ishte baba i dy fëmijëve dhe trajner personal dhe sipas të gjitha gjasave e merrte kafeinën si përmirësues të performancës.

Kafeina shpesh merret nga ata që shkojnë në palestër për të përmirësuar performancën dhe supozohet se rrit djegien e yndyrës, por duhet të merret me kujdes dhe në dozat e rekomanduara.

Një hetim dëgjoi se si Mansfield bëri një gabim tragjik në përdorimin e peshoreve që maten në gram – jo miligramë, diapazoni i rekomanduar i dozës për pluhurin – duke shkaktuar një mbidozë masive.

Sipas një hetimi, të raportuar nga BBC, Mansfield e llogariti gabim shumën dhe u ndje menjëherë keq.

Me një ritëm të shpejtë të zemrës dhe ankesa për dhimbje gjoksi, ai filloi të shkumëzonte nga goja dhe u dërgua me shpejtësi në spitalin ‘Glan Clwyd’ në Uells, ku mjekët u përpoqën ta ringjallnin për 45 minuta përpara se ta shpallnin të vdekur. Shkaku zyrtar i vdekjes ishte toksiciteti i kafeinës.

Pluhuri specifik i kafeinës i përdorur nga Mansfield është prodhuar nga Blackburn Distributions. Ka një dozë të rekomanduar prej 200 mg, me një dozë maksimale ditore prej 400 mg.

U sugjerua që kur peshonte pluhurin, ai përdorte një peshore me një gamë prej 2-5,000 gram, së cilës i mungon rezolucioni për të shkuar në intervalin miligram dhe mund të ketë rezultuar që Mansfield të ketë peshuar një dozë shumë më të lartë se sa kërkohet.

Pas ekzaminimit pas vdekjes, u zbulua se ai kishte një nivel të kafeinës në gjak prej 392 mg për litër gjak.