Një biznesmen shqiptar është gjetur i vrarë në Itali.
Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Fatmir Ara i cili ishte shpallur i zhdukur prej dy ditësh.
Ara është gjetur i pajetë në një fushë pranë fshatit San Carlo Canavese në provincën e Torinos.
Trupi i viktimës u gjet pranë një makine të parkuar anash rrugës. Ai banonte në Mathi, Torino, shkruan La Repubblica.