Dy palestinezë të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin janë ekzekutuar në Rripin e Gazës, thotë ministria e brendshme e Hamasit.
Në deklaratë thuhej se ata kishin dhënë informacione që kishin çuar në vrasjen e palestinezëve.
Tre të tjerë u ekzekutuan gjithashtu – me akuzën e vrasjes.
Dy burrat e akuzuar për spiunazh për Izraelin u arrestuan në vitin 2009 dhe 2015 dhe “u dënuan nga një gjykatë për tradhti dhe komplot me palët e huaja”, thuhet në deklaratën e ministrisë së brendshme.
Katër u varën dhe një u ekzekutua me pushkatim sepse ishte polic, shtohet ajo.
Burime të sigurisë i thanë BBC-së se një nga të ekzekutuarit ishte një polic i Hamasit, i cili përdori armën e tij për të vrarë vjehrrin e tij dhe një vajzë 13-vjeçare pas një mosmarrëveshjeje familjare korrikun e kaluar.
Krimi shkaktoi protesta në zonën Beit Lahia, në veri të Gazës, gjatë së cilës u dogjën shtëpi dhe dyqane.