Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltarja e lartë e Biden: MAGA e Trump s’ka vend në demokracinë tonë, rrezik për vendin


Këshilltarja e lartë e Biden, Keisha Lance Bottoms tha të dielën në ‘This Week’ të ABC se e ashtuquajtura ‘agjendë republikane MAGA’ ‘nuk kishte vend’ në demokracinë amerikane.

Bottoms tha: “Ajo që ka të bëjë me agjendën MAGA, ka të bëjë me shtrembërimin e së vërtetës, është bërë për mashtrimin e njerëzve, është bërë për të nxjerrë informacione që ndezin njerëzit.”

Ajo vijoi më tej duke thënë: “Kjo agjendë republikane MAGA, agjendë e nxitur nga urrejtja, që pamë të nxiste dhunën në Kapitolin e kombit tonë nuk ka vend në demokracinë tonë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, gjithçka mbi të cilën është ndërtuar vendi ynë, është në rrezik.”

Bottoms shtoi, ‘ne e pamë këtë verë kur presidenti ishte në gjendje të punonte në një mënyrë dypartiake për të miratuar legjislacionin për armët. Presidenti ka treguar gjithmonë se ai mund të punojë me republikanët e zakonshëm për t’i bërë gjërat në emër të popullit amerikan, por gjithashtu do të duhet që të gjithë ne të përballemi me urrejtjen dhe atë që presidenti përsëri vazhdon të thotë se është në këtë agjendë MAGA. Presidenti nuk i ka futur të gjithë republikanët në një thes. Ai ka qenë shumë specifik në lidhje me këtë agjendë MAGA’.

Në fund këshilltarja e lartë e shefit të Shtëpisë së Bardhë deklaroi: “Unë thjesht do t’ju kujtoj fjalët e Martin Luther King Jr. Nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë. Është heshtja e miqve tanë. Ajo që presidenti ka thënë është se republikanët, të pavarurit, demokratët, të gjithë mund të mblidhen së bashku. Ne kemi partë bashkimin për të bërë atë që është e drejtë në emër të popullit amerikan, por nëse njerëzit heshtin, atëherë më duhet të theksoj se vendi ynë është në rrezik.”