Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka mbërritur në Berlin më 3 shtator, për bisedime me kancelarin gjerman Olaf Scholz, duke u bërë zyrtari i parë ukrainas i rangut më të lartë që viziton Gjermaninë në disa muaj.
Vizita sinjalizon fundin e tensioneve midis dy vendeve, pasi Kievi ka kritikuar Berlinin në të kaluarën për dhënien e pakët të ndihmës në luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus.
Scholz vizitoi Kievin në qershor dhe dërgesat e armëve për vendin janë rritur që atëherë.
“Gjermania ka bërë përparim të madh në mbështetjen e saj të Ukrainës me armë”, tha Shmyhal për mediat gjermane para udhëtimit.
Ai shtoi se Kievi ka nevojë për më shumë armë, veçanërisht për “tanke luftarake moderne” si Leopard 2 i Gjermanisë. Shymhal tha gjithashtu se vendi i tij ishte i përgatitur të furnizonte Gjermaninë me energji elektrike për të ndihmuar ekonominë më të madhe të Evropës të reduktojë varësinë e saj nga importet ruse të energjisë.
Shmyhal do të takohet gjithashtu me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier më 4 shtator, për të rregulluar tensionet që prej kur Kievi refuzoi ofertën e Steinmeier për të udhëtuar në Ukrainë, në muajin prill.