Vendosni fjalën kyçe....

“Kush s’i ndihmon ata në nevojë është rrugës për në ferr” – Kreu i Kishës Ortodokse ruse ‘paralajmëron’ të pasurit


Rusët e pasur që kundërshtojnë të ndajnë pasurinë e tyre me njerëzit në nevojë janë në rrugën e tyre për në ferr, ka paralajmëruar kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill.

Pasuria justifikohet vetëm kur personi që e zotëron atë ‘është gati të japë një pjesë të konsiderueshme të fondeve të tij për ata që janë në nevojë, që vuajnë’, tha Patriarku Kirill gjatë shërbimit të tij të së dielës në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Në këtë rast, ‘Zoti do ta ndihmojë atë të shtojë pasuritë e tij materiale’, ndërsa njerëzit nuk do t’i kenë zili ato pasuri dhe nuk do ta shohin pronarin e tyre si ‘një armik’, këmbënguli ai.

“Dhëntë Zoti që njerëzit tanë të pasur rusë, të lindur në një vend ortodoks dhe shumë prej të cilëve kanë lidhje me Kishën, ta kuptojnë gjithmonë këtë.” – tha Patriarku.

Por nëse një person me shumë para nuk ndihmon ata që kanë nevojë, atëherë ‘kjo është rruga për në ferr dhe nuk ka asgjë tjetër për të thënë këtu’, shpjegoi Kirill.

Ai përmendi fjalët e Jezuit nga Bibla, i cili tha se ‘është e vështirë për një të pasur të hyjë në mbretërinë e qiejve’.

“Nëse një person i pasur nuk arrin të shohë vuajtjet e një njeriu tjetër dhe nuk ndihmon, është qartë në rrugën larg Perëndisë, larg Krishtit dhe mbretërisë së tij. Sa më shumë para të ketë dikush, aq më shumë përgjegjësi qëndron mbi supet e tij për ekzistencën e tij tokësore.” – u tha udhëheqësi i kishës besimtarëve.