Vendosni fjalën kyçe....

Nis nesër parlamenti, deputetët e Berishës do kërkojnë zëvendësimin e Alibeajt me Boçin si kreun e grupit parlamentar


Nesër në orësn 18:00 nis sesioni i ri parlamentar. Seanca e parë pas pushimeve të verës pritet të jetë teknike.

Sipas njoftimi në faqen e Kuvendit, nesër do miratohen procesverbalet e seancave të 21 korrikut e 28 korrikut 2022, që kanë të bëjnë me hapjen e plotë të dosjeve si dhe ndalimin e kandidimit në zgjedhje për personat që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Po kështu pritet që deputetët që mbështesin kreun e PD-së Berisha të depozitojnë në Kuvend kërkesën për të njohur Luçiano Boçin si kreun e grupit parlamentar në vend të Enkelejd Alibeajt.

Para pak ditësh, deputetët e Bashës u takuan në një nga hotelet e Tiranës. Pjesë e këtij grupi nuk janë deputetët e Dibrës e Beratit, Xhelal Mziu e Tomor Alizoti, të cilët i janë bashkuar grupit të Berishës.