Dy punonjës humbën jetën dhe një tjetër u plagos lehtë pasditen e së dielës pas një shpërthimi në një fabrikë konservash peshku në qytetin veriperëndimor të Prevezës.
Policia tha për kathimerini.gr se një nga viktimat ishte shtetas i huaj. Një person i tretë është shtruar në spital, por nuk duket të jetë i lënduar rëndë.
Policia po heton për shkaqet e shpërthimit. Mediat vendase kanë dhënë shpjegime të ndryshme për këtë.