Vendosni fjalën kyçe....

Trump e quan Biden armik të shtetit: Përdori FBI-në kundër meje


Donald Trump e ka quajtur presidentin Joe Biden një “armik të shtetit” në tubimin e tij të parë që kur FBI kontrolloi vendpushimin e tij në Florida për dosje të ndjeshme.

Duke folur me mijëra mbështetës në Wilkes-Barre, Pensilvani, ish-presidenti akuzoi Biden se kishte përdorur FBI-në kundër tij.

Bastisja ishte “një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane”, tha Trump.

Ai ishte në Pensilvani për të promovuar dy kandidatë republikanë.

Dr Mehmet Oz po kandidon për Senatin e SHBA dhe senatori i shtetit Doug Mastriano është në garë për t’u bërë guvernatori i ardhshëm i Pensilvanisë.