Vendosni fjalën kyçe....

U pezullua pasi s’e thirri nxënësen e lindur femër me përemrin e preferuar, dëmshpërblehet mësuesja në SHBA


Një mësuese në Kansas, SHBA, ka marrë një pagesë prej 95,000 dollarë pasi ajo u pezullua nga ish-punëdhënësi i saj për kundërshtimin e përdorimit të emrit dhe përemrit të preferuar të një nxënësi.

Pamela Ricard, e cila kishte dhënë matematikë në Shkollën e Mesme ‘Fort Riley’ përpara se të dilte në pension në maj, u pezullua për tre ditë nga shkolla në prill 2021 dhe mori një qortim zyrtar me shkrim po atë muaj pasi ‘iu drejtua një nxënëseje të lindur biologjikisht femër sipas emrit dhe mbiemrit në regjistër pa përmendur shndërrimin e nxënëses’.

Në një deklaratë më 31 gusht, Alliance Defending Freedom njoftoi se zyrtarët e Shkollës së Mesme Fort Riley ‘kanë rënë dakord të paguajnë 95,000 dollarë dëmshpërblim dhe tarifat e avokatëve për shkeljen e të drejtave të Amendamentit të Parë të një mësueseje matematike, kur ata e qortuan dhe e pezulluan atë pasi iu drejtua një nxënëseje me emrin ligjor dhe të regjistruar’, shkruan Theepochtimes,

Si pjesë e zgjidhjes, zyrtarët e shkollës ranë dakord të lëshonin një deklaratë se Ricard nuk kishte asnjë masë disiplinore kundër saj në kohën kur ajo doli në pension në maj, njoftoi në një deklaratë Aleanca Defending Freedom.

Këshilli i shkollës kundërshtoi ankesën

Sipas mediave, një këshilltar shkolle i dërgoi email mësuese Ricard në fillim të prillit 2021 për të thënë se një nxënëse i kërkoi këshilltarit të shkollës t’i thoshte Ricard-it që t’i referohej me emrin e saj të preferuar dhe përemrat ‘ai’ në vend të ‘ajo’ të nxënëses së lindur femër biologjike dhe të regjisruar me emrin dhe mbiemrin e saj.

Pas email-it, Ricard vendosi t’i referohej nxënëses si ‘Miss [mbiemri ligjor]’ dhe u disiplinua nga shkolla për këtë me një pezullim dhe qortim tre-ditor. Ajo apeloi masën në korrik te mbikëqyrësi dhe Bordi i Arsimit të Shkollave të Qarkut Geary.

Në një seancë të mbyllur të bordit në gusht 2021 mbi disiplinën e punonjësve të saj, Ricard tha se vendimi i saj për të përdorur përemrin ‘Miss [mbiemri ligjor]’, në vend që të përdorte emrin e parë të preferuar të nxënëses, ‘kishte synim të respektonte nxënësen pa bërë kompromis me ndërgjegjjen dhe besimin fetar të zonjës Ricard’.