Vendosni fjalën kyçe....

Udhëheqësi çeçen habit me deklaratën, thotë se koha e tij ‘ka ardhur’


Ramzan Kadyrov, i cili ka udhëhequr Republikën Çeçene për 15 vjet, ka thënë se meriton ‘një pushim të pacaktuar dhe të gjatë’, pasi ka mbajtur postin e tij për një kohë të gjatë.

Kadyrov shpërndau një video në kanalin e tij Telegram të shtunën, duke dhënë mendimet e tij lidhur me të qenit gjatë në pushtet midis krerëve të rajoneve ruse. Ai tha se ndoshta ‘ka ardhur koha’ që të konsideronte dorëheqjen.

“Unë vetë vura re se kam në pushtet kaq gjatë. Mendoj se e kam merituar plotësisht një pushim të pacaktuar dhe të gjatë.” – komentoi ai në videon e tij.

Kadyrov përmendi një proverb çeçen si shembull.

“Ne kemi një shprehje në Kaukaz, pavarësisht se sa i shumëpritur është një mysafir, është mirë kur ai largohet në kohë.”

Kadyrov bëri deklarata të ngjashme në nëntor 2017 dhe shkurt 2016, duke lënë të kuptohet për një largim të afërt.

Kadyrov mori drejtimin e Çeçenisë në 2007 dhe ka mbetur në krye që atëherë. Aktualisht në Rusi nuk ka kufizime për mandatin që mund të shërbejë një udhëheqës rajonal.