Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky paralajmëron evropianët të përgatiten për dimër të zymtë


Presidenti ukrainas Zelensky u ka thënë evropianëve që të përgatiten për një dimër të vështirë pasi sulmi rus ndaj vendit të tij çoi në shkurtime në eksportet e naftës dhe gazit nga Moska.

Zelenskiy po fliste të shtunën mbrëma pasi Moska mbylli një tubacion kryesor që furnizon gazin rus në kontinent.

“Rusia po përgatit një goditje vendimtare energjie për të gjithë evropianët për këtë dimër.” –  tha ai në fjalimin e tij të përditshëm me video.

Moska ka përmendur sanksionet perëndimore të vendosura për pushtimin e saj në Ukrainë dhe çështjet teknike për ndërprerjet e energjisë si shkaqet që kanë çuar në uljen e furnizimit me gaz drejt BE-së.

Vendet evropiane që kanë mbështetur qeverinë e Kievit me mbështetje diplomatike dhe ushtarake kanë akuzuar Rusinë se po përdor energjinë si armë politike.