Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj mbledh sot grupin parlamentar të PD-së


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alibeaj do mbledhë sot deputetët para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Mbledhja pritet të nisë rreth 10 e 30 e do zhvillohet në mjediset e Kuvendit. Sesioni i ri parlamentar është parashikuar të nisë sot në orën 18:00.

Deputetët e Berishës pritet të bëjnë kërkesë për zëvendësimin e kreut të grupit parlamentar duke propozuar nënkryetarin Boçi në vend të Alibeajt.

Pak ditë më parë, deputetët e Bashës, mes të cilëve edhe Alibeaj u mblodhën në një hotel në Tiranë.