Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç e cila ndodhet në një vizitë në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se kërkon të përcjellë mesazhe paqeje dhe tolerance.
“Jam e lumtur që edhe pas provokimeve të fundit, të 31 korrikut, arritëm ta ruajmë paqen. Interes i Republikës së Serbisë dhe popullit serb është paqja dhe stabiliteti.”- tha Bërnabiç sipas REL.
Ajo tha se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë dhe shtoi se është e lumtur që ndodhet në Kosovë “në një moment kaq të vështirë”.
Bërnabiç theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tha se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë, “nga Mitrovica në Bruksel e Pekin”.