Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson: Liz Truss ka planin e duhur për bashkim, ta mbështesim 100%


Kryeministri britanik në largim Boris Johnson ka uruar lideren e re konservatore dhe kryeministren e ardhshme Liz Truss.

Sipas tij, Truss ka planet e duhura për të trajtuar krizën e kostos së jetesës dhe për të bashkuar partinë konservatore.

“Jam qenë krenar që kam shërbyer si udhëheqës i Partisë Konservatore për tre vitet e fundit, duke fituar shumicën më të madhe për dekada, duke përfunduar Brexit, duke mbikëqyrur shpërndarjen e vaksinave në Evropë dhe duke i dhënë mbështetje jetike Ukrainës.

Urime Liz Truss në fitoren e saj vendimtare. E di që ajo ka planet e duhura për të trajtuar krizën e kostos së jetesës, për të bashkuar partinë tonë dhe për të vazhduar punën e madhe për bashkimin dhe ngritjen e vendit tonë. Tani është koha që të gjithë konservatorët të qëndrojnë pranë saj 100 për qind.”– shkroi Johnson në një postim në Twitter.

Kryeministri Boris Johnson u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik pas disa muajsh polemikash dhe thirrjesh që ai të dorëhiqej.