Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se qëlloi në drejtim të komshiut, arrestohet 56-vjeçari në Durrës


Një 56-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se qëlloi në drejtim të fqinjit të tij me armë zjarri.

Në pranga nga blutë e Durrësit u vu shtetasi L.P 56-vjeç pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij, shtetasit K. J., 40 vjeç, i cili gjatë të shtënave, ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit (kallashnikov) që dyshohet se autori ka përdorur në ngjarje.

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti për motive të dobëta midis 2 shtetasve (fqinjë me njëri-tjetrin), njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tjetrit, për ta vrarë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antena”, si rezultat i të cilit është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, si dhe pas kërkimeve intensive dhe ndjekjes së shtetasit që qëlloi me armë zjarri, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-L. P., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 5, Durrës.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij, shtetasit K. J., 40 vjeç, i cili gjatë të shtënave, ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”-njofton policia.