Është zyrtare. Liz Truss ka fituar garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht do të jetë edhe kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.
Nesër ajo do të betohet si kryeministre kur të vizitojë Mbretëreshën Elizabeth II në Balmoral.
Pas shpalljes së rezultatit nga Sir Graham Brady, gjatë fjalës së saj, Truss falenderoi mbështetësit, rivalin si dhe kryeministrin Boris Johnson.
“Miq dhe kolegë, faleminderit që më dhatë besimin për të drejtuar partinë tonë të madhe Konservatore, partinë më të madhe politike në planet. Dua gjithashtu të falenderoj kryeministrin në largim, mikun tim Boris Johnson.”- tha Liz Truss.
Si u votua:
Kandidatja Liz Truss: 81,326 vota
Kandidati Rishi Sunak: 60,399 vota
Elektorati: 172 437
Pjesëmarrja: 82.6%
Fletët e votimit të refuzuara: 654