Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje në mes të ditës në Nju Jork, autorët përplasin shënjestrën e largohen qetësisht (Video)


Një grabitje e armatosur ka ndodhur në mes të Nju Jorkut në SHBA. Disa persona përplasën me makinën e tyre një automjet tjetër dhe dyshohet se i morën 20,000 dollarë shoferit të saj të shtunën në Upper East Side, raportoi të dielën New York Post.

Një ‘Mercedes’ i zi goditi një ‘Toyota RAV4’ të argjendtë, sipas videos së shpërndarë në internet. Policia tha se incidenti ndodhi në ‘Avenue Second’ të dielën pasdite.

Pamjet video treguan se ‘Toyota Rav4’ rrotullohet pas goditjes ndërsa mjeti ‘Mercedes’ e ndjek nga pas e pak çaste më vonë, ‘Rav4’ ngjitet në trotuar.

Kalimtarët e tronditur në vendngjarje i thanë policisë se panë një burrë të maskuar që mbante një çantë shpine të zezë dhe iu afrua mjetit ‘Toyota’ dhe pasi mori atë që dyshohet të jetë një sasi prej 20 mijë dollarësh u kthye në mjetin e tij e u largua.

Burimet policore shpjeguan se të dyshuarit u larguan me 20 mijë dollarë ndërsa fatmirësisht askush nuk u raportua se u lëndua gjatë incidentit, por të dyshuarit nuk janë kapur ende e janë shpallur në kërkim.

Disa qytete të kontrolluara nga demokratët në mbarë vendin kanë parë rritjen e krimit të dhunshëm këtë vit në krahasim me vitin 2021, sipas një raporti në qershor.

Fox News shqyrtoi të dhënat që zbuluan se shkalla e krimeve të dhunshme si vrasjet, përdhunimet, grabitjet dhe sulmet në Nju Jork, Los Anxhelos, Uashington, DC, Atlanta, Filadelfia dhe Baltimore pritej të thyenin nivelet e vitit të kaluar ndërkohë që miliarderi George Soros po lobon e mbështet prokurorët që synojnë të reformojnë sistemin penal në SHBA.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani