Vendosni fjalën kyçe....

Liz Truss pas fitores: Kam një plan të guximshëm, do sjell një fitore të jashtëzakonshme në 2024-ën


Liz Truss fitoi garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore në pushtet të hënën dhe do të bëhet kryeministrja e re e Britanisë pasi të zëvendësojë Boris Johnsonin.

Por çfarë tha ajo në fjalimin e saj të fitores? Siç citon Reuters, Truss tha se: “Kam bërë fushatë si konservatore dhe do të qeveris si konservatore. Miqtë e mi, ne duhet të tregojmë se do të kemi sukses gjatë dy viteve të ardhshme.”

Më pas ajo shtoi se do të tregohet e guximshme në planin e saj për uljen e taksave.

“Unë do të jap një plan të guximshëm për të ulur taksat dhe për të rritur ekonominë tonë. Unë do të përballoj krizën e energjisë, duke u marrë me faturat e energjisë së njerëzve, por edhe duke u marrë me çështjet afatgjata që kemi për furnizimin me energji.”- tha Truss.

Në fjalimin e saj, kryeministrja e ardhshme nuk harroi të falenderojë kryeministrin aktual Boris Johnsonin: “Dua të falënderoj gjithashtu liderin tonë në largim, mikun tim, Boris Johnson. Boris, e mbarove Brexit-in. Ju e dërrmuat Jeremy Corbyn. Ju hodhët vaksinën dhe u përballët me Vladimir Putin. Jeni të admiruar nga Kievi në Carlisle.”

“Ne do të japim një fitore të madhe për Partinë Konservatore në 2024.”– tha Truss.