Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka thënë mëngjesin e sotëm se shtatori do jetë i vrullshëm jo vetëm për forcën politike që drejton po edhe për qytetarët duke paralajmëruar protesta të fuqishme.
I ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri Tv, ai tha përmes telefonit se historia e bashkëpunimit me kryeministrin Rama është mbyllur prej kohësh duke e akuzuar këtë të fundit si të marrë peng nga forcat më të errëta kundër interesit publik e atij kombëtar.
Po kështu ai tha se koha e opozitës së blerë ka përfunduar.
“Historia e bashkëpunimeve të mia me Ramën është mbyllur prej kohësh. Ai është i marrë peng dhe është kërcënim për liriën e shqiptarëve, pronën e çdo qytetari dhe shërbëtor i qarqeve të ethshme antishqiptare dhe armik i interesit kombëtar. Më 25 korrik kam nisur një rikthim në jetën politik aktive. Do më shihni gjithnjë në majë të betejave në mbrojtje të interesit publik e atij kombëtar. Sulmi ndaj biznesit në Golem është akt terrorist. Partia e Lirisë e ka forcën në sheshe ku do gjëmojë protesta qytetare. Shtatori do jetë me intensitet të jashtëzakonshëm në bashkëpunim me qytetarët për të larguar njëherë e mirë këtë qeveri që po shkatërron vendin. Shqipëria nuk do ketë fatin e Edi Ramës i cili po shkon në humnerë.” – tha Meta.