Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Situatë e vështirë ekonomike, të shqyrtohet sa më shpejt projektligji për indeksimin e pagave


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kërkon që projektligji i propozuar nga partia e tij të shqyrtohet sa më shpejt.

 “Deputetët e Partisë së Lirisë, projektligj në Kuvend për indeksimin e pagave. Rritja galopante e çmimeve, situatë e vështirë ekonomike dhe sociale për qytetarët. Projektligji për indeksimin e pagave duhet të shqyrtohet sa më shpejt!”- shkruan Meta në një postim në Facebook, ku shpërndan një video nga deklarata e tij e sotme.

“Përmes këtij ligji për indeksimin e pagave synohet vendosja e një rregulli për të mbrojtur punonjësit nga rritja e çmimeve. Referuar të dhënave zyrtare, vendi ka patur rritje ekonomike reale të lartë, megjithatë pagat nuk janë rritur. Madja pagat as nuk janë indeksuar sipas inflacionit. Rritja galopante e çmimeve, në veçanti për vitin 2022 ka krijuar një situatë shumë të rëndë ekonomike dhe sociale.”- thotë Meta në video.