Vendosni fjalën kyçe....

Miqtë i sigurojnë avokat blogeres ruse Sveetlana Timofoeva për gjyqin në Shqipëri, vijojnë mbledhjen e fondeve


Miqtë e blogeres ruse Sveetlana Timofoeva, e cila u arreastua në Shqipëri pas incidentit në uzinën e Gramshit dhe akuzohet për spiunazh kanë njoftuar se tashmë blogerja ka një avokat në Shqipëri që do e përfaqësojë.

Ata e bënë njoftimin në faqen ‘Lanasator’ në Instagram të cilën e hapën për të ndihmuar 33-vjeçaren.

Sipas miqve të saj zyra avokatore ‘Shehu & Partners’ do paguhet me 5 mijë euro po duke qenë se faqja GoFundMe që u hap për të mbledhur fonde për këtë qëllim është bllokuar përkohësisht e sipas tyre pagesa do bëhet me dy këste, njëri prej të cilëve është paguar dy ditë më parë.

“Këtu është ekipi i miqve të Lanës. Ne ju premtuam se do t’ju mbajmë të përditësuar dhe këtu janë arritjet tona të para. Tani Lana ka një avokat! Mbrojtësi i saj është zyra avokatore ‘Shehu & Partners’. Më në fund i kapërcyem pengesat burokratike dhe përfundimisht ajo është në duar të mira. Zyra avokatore ‘Shehu & Partners’ na ka kërkuar 5000 euro (foto 2). Mjerisht, siç ju informuam më parë, fushata jonë GoFundMe u bllokua përkohësisht. Për shkak të kësaj, ne nuk mund të paguanim koston e shërbimit të tij menjëherë. Për fat të mirë, zyra avokatore na lejoi të paguajmë me dy këste. Dy ditë më parë bëmë transfertën e parë me vlerë 2350 euro (foto 3).

‘Shehu & Partners’ po përgatisin rastin për apel për ndryshimin e masës parandaluese për Lanën. Për më tepër, ata i dhanë asaj një pako nga ne. Kjo është lidhja e saj e parë me jashtë që nga 20 gushti. Ajo nuk ka qenë në gjendje të telefonojë asnjë mik apo familje deri tani. Siç mund ta keni dëgjuar, një gjykatë në Moskë ka lëshuar një urdhër arresti për Lanën. Jemi të sigurt se çështja ka të bëjë me urbex dhe kemi punësuar një avokat në Moskë. Ai po studion dosjet e çështjes dhe më pas do të deklarojë çmimin e shërbimeve të tij. Ekipi ynë i Moskës përgatiti të gjitha dokumentet e nevojshme që kërkoheshin nga zyra ligjore shqiptare. Ne kemi dërguar të gjitha dokumentet që Gofundme kërkoi për të konfirmuar qëllimin e fushatës sonë. Mjerisht, ata nuk po na informojnë se sa kohë zgjat shqyrtimi i dokumentit (foto 4). Shpresojmë që ata të shkrijnë mbledhjen tonë të fondeve në mënyrë që ne të mund të paguajmë çmimin e plotë për zyrën avokatore Shehu.

Ne kemi krijuar një llogari rezervë në Instagram @save_lana në rast se humbasim aksesin në këtë faqe. Ne do të kopjojmë të gjitha informacionet në lidhje me fushatën tonë për mbledhjen e fondeve atje.

Ne duam të besojmë se Lana ndjen mbështetjen tonë dhe sheh që miqtë dhe admiruesit e saj nuk e kanë harruar. Derisa mbledhja jonë e fondeve GoFundMe të ngrijë, ju mund të dhuroni me kripto. Ndihma juaj vlerësohet shumë dhe është e kërkuar! Lidhja e dhurimit është në biografinë e saj ose këtu: https://taplink.cc/savelana.” – shkruan faqja Lanasator në Instagram.

 33-vjeçarja ruse u ndalua pak javë më parë bashkë me një 24-vjeçar rus e një shtetas ukrainas pas një incidenti në uzinën e Gramshit ku dy ushtarë shqiptarë që ruanin perimetrin e uzinës u sulmuan me lëndë të pretenduar neuroparalizuese.

Timofoeva akuzohet pëër spiunazh bashkë me shtetasin tjetër rus që u ndalua pas incidentit ndërsa ajo vetë, miqtë e familja e saj pretendojnë se 33-vjeçarja është blogere. Ajo ka qenë në Shqipëri edhe vitin e shkuar ku ka bërë foto të ndryshme në reparte të braktisura ushtarake e i ka postuar ato në faqen e saj në Instagram.

Për Timofoevan ka një urdhërarrest edhe nga një gjykatë në Rusi. Ajo akuzohet se ka marrë në mënyrë të paligjshme informacione që përbëjnë sekret shtetëror. Sipas medieve ruse, njoftimi u bë nga zyra e shtypit e gjykatës së Moskës të enjten e datës 25 gusht.