Vendosni fjalën kyçe....

PL depoziton në Kuvend projektligjin për indeksimin e pagave, Kryemadhi: Është koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas depozitimit në Kuvendin e Shqipërisë së projektligjit për indeksimin e pagave në Republikën e Shqipërisë.

Kryemadhi thotë se pagat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit duke bërë që punëtorët shqiptarë të ndihem më pak të motivuar për të punuar.

Sipas Kryemadhit është koha që paratë e shqiptarëve të mos u hanë inceneratorët.

Gjatë 10 vjeçarit të qeverisë Rama çmimet janë rritur, ndërsa pagat kanë mbetur në vend.

Sot të gjithë shqiptarët e ndjejnë barrën e madhe të përballjes me koston e jetesës që rritet çdo ditë.

Ndaj, si deputetë të Partisë së Lirisë kemi depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “PËR INDEKSIMIN E PAGËS SË PUNOJËSVE DHE NËPUNËSVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

Niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.

Refuzimi i indeksimit të pagave nga ana tjetër, thellon varfërinë në vend dhe shton problemet e rënda sociale dhe ekonomike që po përballet vendi.

Është koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët dhe koncesionet!

Partia e Lirisë e demonstroi sot vullnetin e saj për ta garantuar me ligj, duke realizuar çdo vit indeksimin e pagave të shqiptarëve, e së shpejti do të shohim vullnetin e parlamentarëve të tjerë”-shkruan Kryemadhi.