Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale, pasi që trajtimi me seanca stërvitore nuk funksionoi, shkruajnë mediat në Itali.
Francezi ishte stërvitur dje i ndarë në fushë dhe sot, por rezultatet e trajtimit me metoda popullore për një muaj rresht nuk janë të kënaqshme, kështu që Zonja e Vjetër ka vendosur që ai të shkojë në operim.
Sky Sport Italia, Gazzetta dhe Sportmediaset raportojnë që ish mesfushori i Manchester United do të hyjë në operacion. Sipas Sky Sport Italia, ai do të mbetet jashtë aksionit në fushë për më shumë së gjashtë javë, por Juventusi do ta konfirmojë periudhën e tij të rikuperimit me një deklaratë zyrtare që mund të bëhet sot.
Ish ylli i Manchester United ishte jashtë për pesë javë në fillim të këtij muaji, por Juventusi dhe lojtari vendosën për një trajtim të lëndimit sipas metodave konservatore (popullore), e cila gjë nuk funksionoi.