Bisnesmeni shqiptar Xhani Topalli, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej 28 gushtit 2022 është gjetur i vdekur.
Babai i tre fëmijëve jetonte në ishullin Rodos të Greqisë ku merrej me biznes në fushën e ndërtimit.
Sipas mediave greke autor i vrasjes është një 53-vjeçar, biznesmen në fushën e hotelerisë.
Ky i fundit ishte takuar me Topallin më 28 gusht për t’i shlyer një borxh që i kishte shqiptarit. Ai ka marrë në telefon policinë duke treguar se ku ishte trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar.
Pak ditë më parë një tjetër biznesmen shqiptar u gjet i vrarë, kësaj here në Itali. 43-vjeçari Fatmir Ara u gjet i qëlluar me plumba anash rrugës në një zonë pranë fshatit San Carlo Cavanese në Torino.