Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka kërkuar seancë dëgjimore në Komisionin e Medias në lidhje me aksionin e IKMT-së në “Prestige Resort”, pasi e konsideron si një sulm ndaj medias.
Boçi tha se në komision duhen thirrur përfaqësuesit e grupit mediatik përballë përfaqësuesit të qeverisë.
“Kërcënimi i kryeministrit është kaq i madh sa po merret me grupe mediatike që drejtojnë mediat. Ajo që do doja të bëja është që të mbaj një seancë dëgjimore me dy aktorë. Përderisa ka një pretendim për çështjen e goditjes së grupit mediatik, të thirren drejtuesit e grupit mediatik në seancë dëgjimore për sulmin që është bërë nga qeveria, për cënimin e biznesit të tyre. Sikurse pretendoj se për këtë seancë duhet të dëgjojmë edhe pjesën e qeverisë, të thërrasim në seancë dëgjimore edhe drejtuesin e agjencisë për të raportuar këtë ngjarje.”- tha Boçi.