Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e Gledis Nanos për dekonspirimin e aksioneve, Meta: Dështimi i tij ishte se nuk i dekonspiroi të gjitha


Në konferencën e sotme për mediet, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi deklaratën e ish-kreut të policisë, Gledis Nano, për dekonspirimin e aksioneve policore.

“Nuk është ndonjë sekret që shumë vende europiane për shkak të mungesës së besimit tek agjencitë tona ligjzbatuese për shkak të kontrollit politik prej Edi Ramës, as nuk ndajnë informacione konfidenciale dhe kur kanë ndonjë operacion përpiqen t’i kryejnë vetë apo t’i vendosin para faktit të kryer. Ky është një fakt i njohur botërisht dhe tani është bërë e qartë se dështimi i ish-kryepolicit ishte se duhet të kishin dekonspiruar të 34 aksionet, sepse u duhen për zgjedhje, u duhen për vjedhje, u duhen për plehrat, për gjithçka për të terrorizuar qytetarët dhe për ta ndarë Shqipërinë në principata të krimit .”– u shpreh Meta.

Në intervistën për kanalin francez Metropole, Gledis Nano, përpara se të shkarkohej nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit, ka thënë se gjatë kohës që ishte në detyrë, 14 kriminelë janë arratisur për shkak se ishin të informuar për operacionin.