Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Protesta e parë e Partisë së Lirisë më 13 shtator para Inceneratorit të Tiranës


Në konferencën e sotme për mediet, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar datën e protestës së parë që mbahet nga opozita pas nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Meta tha se protesta e parë e Partisë së Lirisë do të mbahet më 13 Shtator, përpara Inceneratorit të Tiranës.

“Protesta e parë e Partisë së Lirisë, në 13 shtator, ora 18:00, në inceneratorin e Tiranes, ‘kryeveprën’ e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithe qytetarët.”– tha Meta.

I pyetur nëse PD do të jetë në protestë, Meta tha se gjithkush do të jetë i ftuar por theksoi se iniciativën e ka marrë Partia e Lirisë.

“Ne i konsiderojmë këto protesta në radhë të parë si protesta të qytetarëve. Këtë rast e kemi marrë ne iniciativën, pasi jemi marrë me çështjen e inceneratorëve prej një kohe shumë të gjatë. Të gjithë janë të mirëpritur, në radhë të parë si qytetar. Se është ccështje e qytetarëve, janë taksat e tyre që merren, që vidhen, që shkojnë te kompania mëmë atje në Holandë. Në vend që të vinë lekët e tyre këtu për t’u investuar, për t’u bërë inceneratori, për t’u trajtuar mbetjet që të mos digjen më si në Shijak.”- tha Meta.