Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Shijakut i përgjigjet Metës: Zjarret s’i vëmë ne, janë të qëllimshme për të na fajësuar


Kreu i Bashkisë së Shijakut i është përgjugjur kreut të Partisë së Lirisë Meta, lidhur me djegien e mbeturinave.

Në një reagim Elton Arbana tha se Meta po bën opozitën me Shijakun ku ka zjarrvënie të qëllimshme që prej fillimit të gushtit.

Sipas tij, zjarrvënësi është arrestuar nga policia ndërsa pohoi se bashkia nuk vë zjarre të qëllimshme.

“Po bën opozitën me bashkinë e Shijakut, që e kanë filluar që në muajin gusht me zjarrvënie të qëllimshme. Paska të njëjtin mbiemër me Metën, shpresoj se nuk e ka gjë. Nuk vë zjarr të qëllimshëm bashkia. Na ka ndodhur dhe në muajin gusht që në orën 1 të natës marrin iniciativa të tilla dhe t’u vënë flakën. I djegin natën me qëllim që të përhapen lajme që bashkia dje plehrat. Depozitimi i mbetjeve në bashkin e Shijakut është bërë në bashkinë e Tiranës falas në landfillin e Sharrës. Që nga koha e mbylljes së Porto Romanës bashkia e Shijakut ka bërë depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Bashkia e Shijakut ka hapur tenderimin për menaxhimin e mbetjeve që të shkojnë në një landfill. Për aq kohë sa nuk është mbyllur tenderimi bashkia e Shijakut do ti depozitojë në Sharrë. Deri në këtë moment që flasim bashkia e shijakut nuk ka paguar asnjë qindarkë. Edhe këto ditë shtatori nga përfundimi i kontratës, bashkia po i çon falas në Sharrë.” – u shpreh Arbana.